Irshad in Albanian
DITURIA E MJESHTRIT TË SUFIZMIT
TRADITËN E GJATË të Sufizmit e gjejmë në forma nga më të ndryshmet e shprehjes letrare, nëpërmjet të cilave janë formuluar dhe kristalizuar në gjuhën njerëzore urtia e shumë mjeshtrave dhe mësuesve të Sufizmit. Format letrare që u zhvilluan në botën Islame gjatë shekujve përfshijnë poezinë, esetë didaktike, aforizmat, shtjellëzat e gjëra metafizike, formulimet sistematike të doktrinës, si dhe bisedat rreth tryezës, apo ligjëratat dhe interpretimet e lira. Pra, ato u drejtohen jo vetëm Sufistëve, apo muslimanëve të interesuar për Sufizmin, por edhe meshkujve e femrave të besimeve të tjera, që tregojnë interes për jetën shpirtërore dhe për të vërtetat që përbëjnë bërthamën qenësore të shpirtit njerëzor. Irshadi është një traktat bashkëkohor i Sufizmit, në formë të ligjëratave, i cili i qëndron besnik traditës së Sufizmit. Ai i drejtohet jo vetëm publikut tradicional, por edhe të gjithë bashkëkohësve tanë që janë në kërkim të së
shenjtës në mes të fundërrinës, përdhosjes dhe të pakuptimshmes që kanë kapërthyer jetën moderne.